Search

Rreth Nesh

Y-tax Balkan

Y-Tax Balkan u themelua me qëllimin për të ndërtuar mbi potencialin që ofron bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Izraelit dhe vendeve të Ballkanit: Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Ekipi ynë në Shqipëri përbëhet nga profesionistë të specializuar në çështje ligjore, burime njerëzore dhe marketing, në nivel rajonal. Ne ofrojmë mbështetje për themelimin dhe menaxhimin e aktiviteteve të biznesit jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë rajonin e Ballkanit.

Bashkëpunimi i ekipit izraelit me atë shqiptar krijon një sinergji unike, që na mundëson të ofrojmë shërbime të diferencuara. Falë përvojës sonë në fushën e taksimit ndërkombëtar dhe njohjes së mirë të klimës së biznesit izraelito-ndërkombëtare, së bashku me ekspertizën e ekipit tonë shqiptar në praktikat lokale të biznesit, gjuhët rajonale dhe rrjetet profesionale, kemi aftësinë të ofrojmë mbështetje të plotë për sipërmarrësit izraelitë që synojnë të zgjerojnë veprimtarinë e tyre në Ballkan, si dhe për aktorët nga rajoni që janë të interesuar për të ndërtuar marrëdhënie bashkëpunimi me Izraelin.

Synojmë të angazhohemi në mënyrë aktive në komunitetin e biznesit shqiptar dhe të kontribuojmë në forcimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy rajoneve.

Po shqyrton mundësinë për të investuar në Ballkan? Apo dëshiron të mësoni më shumë rreth përfitimeve që ofron bashkëpunimi Izrael–Ballkan për biznesin tuaj? Ekipi ynë është gati dhe i përkushtuar për t’ju asistuar.

Ekipi ynë

נמרוד ירון

Nimrod Yaron

CPA, LL.B

Giola Cami

Giola Cami

Juriste

דניסה ראמי

Denisa Rami

Avokate

אבי לואיס

Avi Lev Louis

Këshilltar për Çështjet e Ballkanit

Po konsideroni të ndërtoni biznesin tuaj në rajonin e Ballkanit?
Ekipi ynë është i gatshëm t'ju ndihmojë