Search

Denisa Rami

דניסה ראמי
Avokate
Denisa Rami ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Drejtësi pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë. Ajo është avokate e specializuar për çështje Civile dhe Administrative dhe zotëron një përvojë të konsiderueshme profesionale në fushën juridike.
Denisa ka studiuar pranë Universitetit George Manson (Virginia, SHBA), dhe është trajnuar për një periudhë 1 (një) vjeçare si dhe ka punuar në Kaliforni, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si fituese e programit CEE financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

 

Krahas eksperiencave të saj ndërkombëtare, Denisa ka kryer me sukses praktikat e punës pranë tre institucioneve publike në Republikën e Shqipërisë, konkretisht: Bashkia e Tiranës, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. Gjithashtu, ajo shërbeu si koordinatore e Departamentit të Shërbimit Social dhe Komunitar me Këshillin Rinor të Ambasadës së SHBA në Shqipëri. Për më tepër, ajo zotëron gjuhët shqipe, angleze dhe greke.

 

Në firmën tonë Denisa mban pozicionin e avokates dhe asiston klientët tanë për çështje që lidhen me aktivitetin e biznesit në Shqipëri.

A keni parasysh aktivitetin e biznesit në Ballkan?
Ekipi ynë është i gatshëm t'ju ndihmojë