Search

Giola Cami

Giola Cami

Giola Cami, Juriste pranë Nimrod Yaron Albania, ka ndjekur në Tiranë studimet Bachelor në fusha interdisiplinare dhe është diplomuar në Shkenca Politike dhe Ligj.  Pas përfundimit të studimeve Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare pranë Universitetit Tregtar të Stambollit, nga viti 2021 ndjek studimet e Doktoraturës në Hungari, Universiteti i Szegedit, ku edhe është angazhuar në rolin e Kërkueses Shkencore.

Gjatë formimit akademik, Giola është nderuar me bursat e ekselencës si Türkiye Yabancı Bursları dhe Stipendium Hungaricum, si dhe gjithashtu ka fituar çmimin e Best Speaker në Moot Court në kuadër të programit BIP Erasmus + në Itali.

Me një eksperiencë profesionale disa vjeçare në sistemin bankar dhe OJF, praktika ligjore pranë institucioneve publike , krahas angazhimit akademik në kërkim shkencor, Giola ofron në Nimrod Yaron Albania ekspertizë në konsulencë ligjore.

Giola është autore e disa publikimeve shkencore në revista ndërkombëtare, ku janë trajtuar diskutime ligjore mbi ligjin material dhe atë procedural.

A keni parasysh aktivitetin e biznesit në Ballkan?
Ekipi ynë është i gatshëm t'ju ndihmojë