Taksimi i Pasurive të Paluajtshme në Shtetet e Ballkanit: Krahasimi Ndërmjet Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi
Taksimi i pasurive të paluajtshme në shtetet e Ballkanit është i ndryshëm, duke reflektuar strategjitë ekonomike dhe nevojat fiskale të secilit shtet. Këto taksa janë një burim i rëndësishëm të ardhurash për qeveritë lokale dhe luajnë një rol kyç në rregullimin e tregjeve të pasurive të paluajtshme. Zakonisht, politikat tatimore përfshijnë taksa periodike pasurie, të cilat paguhen çdo vit bazuar në vlerën, madhësinë ose llojin e pasurisë.
Ky artikull ka për qëllim të ofrojë një pasqyrim të taksimit të pasurive të paluajtshme në disa shtete të Ballkanit Perëndimor, konkretisht Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Ky artikull ka si qëllim infomormimin e individëve që po mendojnë të transferohen ose të investojnë, apo dëshirojnë të marrin njohuri mbi taksimin e pasurive të paluajtshme në secilin prej këtyre shteteve.
Taksimi i Pasurive të Paluajtshme
Shqipëria
Taksa mbi Pasuritë e Paluajtshme
Taksa mbi pasurinë aplikohet për ndërtimet sipas llojit të aktivitetit dhe vlerën e pasurisë. Ajo llogaritet çdo vit dhe shprehet si përqindje e vlerës së saj, e përshtatur me përdorimin e ndërtesës:
- Pasuri Rezidenciale: 0.05% e vlerës së pasurisë.
- Pasuri Komerciale: 0.2% e vlerës së pasurisë.
- Tokë ndërtimi e papërfunduar: kur ndërtimi nuk është përfunduar deri në datën e parashikuar në lejen zhvillimore. Tatimi aplikohet me 30% të normës standarde, në varësi nëse toka do të konsiderohet për përdorim rezidencial ose komercial.
Kjo strukturë siguron që përdorimet e ndryshme të pasurisë të taksohen siç duhet, duke inkurajuar përfundimin e ndërtimit në kohë dhe duke siguruar që pronarët e pasurive të paguajnë pjesën e tyre të drejtë në varësi të funksionit që ka pasuria.
Taksa mbi Transferimin e Pasurisë së Paluajtshme
Transferimi i pronësisë së pasurisë në Shqipëri, qoftë tokë apo ndërtesa, taksohet me 15% mbi fitimin kapital të fituar nga shitja. Ky taksë aplikohet mbi fitimin e bërë nga shitësi, i llogaritur si diferenca midis çmimit të shitjes së pasurisë dhe çmimit origjinal të blerjes ose kostos së blerjes.
Maqedonia e Veriut
Taksa mbi Pasuritë e Paluajtshme
Ekziston një taksë vjetore pasurie për pronat e banuara nga pronarët që varet nga vlera e matur e pasurisë, përfshirë ndërtesat dhe tokën. Norma standarde e tatimit është proporcionale, zakonisht midis 0.1% dhe 0.2%. Disa përjashtime dhe lehtësira janë të disponueshme, në varësi të rrethanave.
Duke nisur nga 1 janari 2022, norma e taksës rritet tre herë mbi normën standarde në dy raste:
- Pasuritë që mbeten të pa-përdorura nga pronari ose të pa-shpërndara për më shumë se gjashtë muaj në vit.
- Tokat bujqësore që nuk përdoren për aktivitete bujqësore.
Këto norma të rritura synojnë të dekurajojnë përdorimin e pakët të pasurisë dhe të promovojnë përdorimin më efektiv të tokës dhe ndërtesave.
Taksa mbi Transferimin e Pasurisë së Paluajtshme
Një taksë për transferimin e pasurisë që varion nga 2% deri në 4% aplikohet kur transferohet një pasuri në Maqedoninë e Veriut. Kjo zakonisht paguhet nga shitësi, qoftë individ apo person juridik. Megjithatë, mund të ndodhë që, sipas marrëveshjes mes palëve, një rregullim tjetër, i cili mund të jetë pagesa e këtij taksi nga blerësi, mund të aplikohet, ose mund të ndahet mes palëve të dyja.
Mal i Zi
Taksa mbi Pasurinë e Paluajtshme
Në Mal të Zi, taksa mbi pasurinë aplikohet për pasuritë e paluajtshme (si toka, shtëpitë ose ndërtesat komerciale) bazuar në vlerën e tregut të pasurisë. Norma standarde e taksës varion nga 0.25% deri në 1%, por mund të arrijë deri në 5% për lloje të caktuara pasurish, sipas Ligjit për Tatimin mbi Pasuritë e Paluajtshme.
Taksa mbi Transferimin e Pasurisë së Paluajtshme
Taksa mbi transferimin e pasurisë paguhet nga blerësi kur ble një pasuri. Taksa bazohet në vlerën e tregut të pasurisë në momentin e transferimit, me një normë fikse prej 3%.
Tabela: Normat e Tatimeve mbi Pasurinë
|
Shqipëri |
Maqedonia e Veriut |
Mali i Zi |
Taksë mbi Pasuritë e Paluajtshme |
0.05% 0.2%
|
Ndërmjet 0.1% dhe 0.2%. |
Ndërmjet 0.25% dhe 1% |
Taksa mbi Transferimin e Pasurisë së Paluajtshme |
15% |
Ndërmjet 2% dhe 4% |
3% |
Pse të Konsideroni Shtetet e Ballkanit Perëndimor për Investimet në Pasuri të Paluajtshme?
Shqipëria
Individët ose kompanitë të huaja që investojnë në Shqipëri mund të blejnë tokë pas përmbushjes së investimit sipas lejes së ndërtimit. Investimi duhet të ketë vlerë të paktën tre herë vlerën e tokës, ose ata duhet të kenë blerë ose ndërtuar pasuri që vlen më shumë se tre herë çmimin e tokës.
Pronat shtetërore më të mëdha se 500 m² mund të jepen me qira për palë të treta për një tarifë simbolike prej 1 euro për kontratë. Kjo bëhet nga Këshilli i Ministrave kur ofertuesi fitues nga një garë propozon aktivitete në pronën nga një listë aktivitetesh të miratuara që konsiderohen strategjike për zhvillimin e vendit.
Maqedonia e Veriut
Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, toka brenda zonave të lira mund të jepet me qira për afat të gjatë deri në 99 vjet me tarifa të ulura. Investitorët përfitojnë përjashtime nga taksat dhe tarifat e shërbimeve komunale për tokën dhe lejet e ndërtimit. Gjithashtu, ata kanë akses falas në rrjetet e gazit natyror, ujit dhe kanalizimeve. Qeveria gjithashtu ofron mbështetje për investimet kapitale duke ofruar një kthim prej 10% të kostove të investimeve për makineri, pajisje, ose investime në ndërtesa dhe tokë.
Mal i Zi
Sektrori i turizmit në Mal të Zi është në rritje, i nxitur nga peizazhet e tij të bukura dhe vendet historike, si dhe nga statusi i tij në rritje si një destinacion luksoz turistik. Kjo krijon mundësi investimi në zhvillimin e pasurive të paluajtshme dhe në industrinë e mikpritjes. Tregu i pasurive të paluajtshme gjithashtu është në rritje, duke ofruar mundësi për të investuar në pasuri dhe projekte zhvillimi.
Nëse dëshironi të lexoni më shumë rreth mundësive të investimeve në Mal të Zi, klikoni këtu.
Nëse po konsideroni Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut ose Malin e Zi për të jetuar dhe/ose për të zhvilluar biznesin tuaj, është e këshillueshme të konsultoheni me një profesionist mbi mundësitë e investimeve që i përshtaten më së miri nevojave tuaja. Firma jonë është e specializuar në taksimin ndërkombëtar, dhe ekipi ynë është i gatshëm të ndihmojë me çdo çështje të lidhur. Nëse është e nevojshme, mund t’ju lidhim me profesionistë të shquar për të mbështetur aktivitetet tuaja të biznesit në Shqipëri. Ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni.