E pozicionuar në zemër të Gadishullit Ballkanik, Kosova është një vend i kulturave të shumëllojshme dhe me peizazheve të cilat të lënë pa frymë. Pavarësisht sfidave të së kaluarës, Kosova ka bërë të gjitha përpjekjet përmes politikave të brendshme dhe të jashtme për të krijuar një situatë të favorshme për rritjen ekonomike dhe angazhim të investitorëve. Ky artikull synon të ofrojë një pasqyrim gjithëpërfshirëse në lidhje me taksat mbi trashëgiminë, pasuritë e paluajtshme dhe dhuratat në Republikën e Kosovës.
Rastet përjashtimore nga tatimi mbi trashëgiminë dhe pasuritë e paluajtshme në Kosovë
Në kontekstin e taksave mbi trashëgiminë, pasuritë e paluajtshme dhe dhuratat, normat dhe përjashtimet variojnë në varësi të marrëdhënies midis të ndjerit dhe trashëgimtarit. Për shembull, nëse pasuritë ose vlera e pasurive janërepërfituar si rezultat i trashëgimisë dhe trashëgimtari është bashkëshorti/ja, fëmijë biologjik/i birësuar, ose prind i të ndjerit, ato përjashtohen nga aplikimi i Tatimit mbi të Ardhurat Personale (TAP).
Tatimi mbi trashëgiminë dhe dhuratat për trashëgimtarët dhe rezidentët
Në rastet kur trashëgimtari është një person i ndryshëm nga personat e lartpërmendur dhe vlera e trashëguar i kalon 5000 Euro, për shumën që tejkalon këtë prag do të aplikohet një taksë që i korrespondon Tatimit mbi të Ardhurat Personale që varion nga 0% deri në 10%. Lidhur me dhuratat monetare ose dhuratat e marra nga rezidentët, ato trajtohen si të ardhura të tatueshme, nëse vlera e shumave të tilla dhuratë kalon 5000 Euro në një periudhë tatimore.
Normat e aplikuara tatimore, në varësi të lidhjes së të ndjerit dhe trashëgimtarit, tregojnë përkushtimin për krijimin e një klime të bazuar në drejtësi në mënyrën e funksionimit të sistemit tatimor në Kosovë. Sidomos, përjashtimet për anëtarët e ngushtë të familjes theksojnë fokusin e vendit në mbajtjen e paprekur të trashëgimisë financiare të familjes.
Ndërsa, dhuratat, në të holla ose sende të dhëna, ndërmjet bashkëshortëve, prindit për fëmijët e tyre të lindur natyral ose të birësuar ligjërisht, ose nga fëmijët për prindërit e tyre përjashtohen nga taksa, pavarësisht nga shuma ose vlera e dhuratës. Gjithashtu, dhuratat e dhëna për qëllime arsimore përjashtohen nga tatimi për sa kohë që dhurata jepet në formën e shkollimit të paguar drejtpërdrejt në një institucion arsimor të njohur nga e drejta publike.
Inkurajimi i Filantropisë dhe Rritjes Ekonomike në Kosovë
Për më tepër, dhuratat dhe të ardhurat nga trashëgimia e fondacioneve janë plotësisht të përjashtuara nga tatimi mbi të ardhurat e korporatave. Ky përjashtim zbatohet për organizatat e regjistruara sipas legjislacionit për regjistrimin dhe funksionimin e organizatave joqeveritare që mbajnë statusin e përfitimit publik. Vlen të theksohet fakti se të ardhurat duhet të përdoren ekskluzivisht për qëllime të përfitimit publik.
Përmes rregullimit dhe përjashtimit të mësipërm, Kosova inkurajon veprimtaritë bamirëse duke i dhënë lirim mbi taksat mbi trashëgiminë Organizatave Joqeveritare të cilat i shërbejnë interesave publike. Kjo tregon një përpjekje të mire balancuar për të motivuar filantropinë dhe për të ndikuar pozitivisht në shoqëri.
Kosova, pavarësisht pranisë së saj të vogël por magjepsëse në Ballkan, ka demonstruar qëndrueshmëri dhe përkushtim për të nxitur rritjen ekonomike dhe tërheqjen e investimeve pavarësisht sfidave historike. Ndërsa Kosova ndjek rrugën e saj drejt prosperitetit ekonomik, rëndësia për të kuptuar ndërlikimet e politikave të saj tatimore është një aspekt mjaft i rëndësishëm si për rezidentët ashtu edhe për investitorët potencialë.
Është e rëndësishme që individët të jenë të informuar për ligjet e tatimit mbi trashëgiminë në vendin ose rajonin e tyre specifik, si dhe çdo ndryshim që mund të ndodhë me kalimin e kohës. Konsultimi me një profesionist tatimor ose planifikues të pasurive mund të jetë i dobishëm në lundrimin e kompleksitetit të ligjeve të tatimit mbi trashëgiminë dhe në zhvillimin e një strategjie për të menaxhuar detyrimet tatimore. Firma jonë ofron shërbime gjithëpërfshirëse tatimore në Kosovë. Na kontaktoni dhe ne do të jemi të gatshëm të organizojmë një takim prezantues me ju.