Tregu i pasurive të paluajtshme në Mal të Zi ka pësuar një rritje dhe zhvillim të konsiderueshëm gjatë viteve të fundit. Ju ofrojmë një pasqyrë të aspekteve më thelbësore që përcaktojnë gjendjen aktuale të sektorit të pronave në Mal të Zi.
Pranueshmëria e shtetasve të huaj për të blerë pasuri të paluajtshme në Mal të Zi
Të huajt, si individët, ashtu edhe subjektet korporative, mund të blejnë lirisht apartamente, shtëpi dhe prona komerciale në Mal të Zi pa u përballur me asnjë kufizim. Megjithatë, të huajt janë të kufizuar nga blerja e tokës, specifikisht për tokën bujqësore dhe pyjore.
Kufizimi është që një person fizik i huaj mund të fitojë të drejtën e pronësisë mbi tokën bujqësore, pyjet dhe tokën pyjore në një sipërfaqe deri në 5000 m2, vetëm nëse një objekt banimi që ndodhet në këtë tokë, është njëherazi objekt i kontratës së shitjes (shitje, dhuratë, këmbim), etj.).
Për më tepër, një person fizik i huaj në territorin e Malit të Zi mund të fitojë të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme përmes trashëgimisë, njësoj si çdo shtetas i Malit të Zi. Gjithashtu, një person i huaj mund të ketë të drejtën e qirasë dhe koncesionit afatgjatë mbi pasurinë e paluajtshme të përdorur për burime natyrore, si dhe pasuri të paluajtshme që ndodhen në zonën e shpallur në mbrojtje të interesave dhe sigurisë së vendit.
Jo vetëm kaq, por të huajt gëzojnë të drejtën që të marrin një kredi nga një bankë malazeze për blerje të pasurive të paluajtshme, pavarësisht faktit që banka mund të kërkojë dokumente të ndryshme për të verifikuar qëndrueshmërinë financiare të blerësit.
Gjithmonë, është e këshillueshme që të verifikoni paraprakisht nëse ndonjë marrëveshje dypalëshe midis Malit të Zi dhe vendit tuaj të origjinës mund të ndikojë në blerjet e pronave. Këshillimi me një profesionist tatimor dhe ligjor mund të jetë tejet i dobishëm për të përftuar qartësi në kompleksitetin që mund të shfaqë situata përkatëse e pronës. Ne jemi të gatshëm t’ju ofrojmë, ndër të tjera, shërbimet tona gjithëpërfshirëse tatimore dhe ligjore në Mal të Zi. Na kontaktoni dhe do të jemi të lumtur të zhvillojmë një takim prezantues me ju.
Zona të larta për investime në pasuri të pajtueshme dhe çmime në Mal të Zi
- Gjiri i Kotorrit – kjo është një zonë e veçantë në Mal të Zi dhe shfaqet si një destinacion turistik mjaft popullor në dhjetëvjeçarët e fundit, falë edhe peizazhit natyror dhe thellësisht kulturor të tij, i cili i lë vizitorët pa frymë. Ai është i mbrojtur nga UNESCO që prej vitit 1979. Çdo investim në qytetin e vjetër të Kotorrit vlerësohet si një investim më i përshtatshëm duke pasur parasysh që vizitohet nga një numër i lartë e në rritje i turistëve. Blerja e pronave të paluajtshme në Kotorr vjen me një çmim mesatar që varion prej 2 842 € në 3 900 € për metër katror.
- Tivat – është kthyer një vendin e parapëlqyer turistik të Evropës Juglindore. Veçanërisht, projekte të tilla si Porto Montenegro dhe Lustica Bay, kanë kontribuar në shtimin e popullaritetit të tij. Edhe më tej, aeroporti ndërkombëtar i Tivatit ka shënuar edhe rritjen e investimeve në të. Në Tivat çmimet e pasurive të paluajtshme variojnë: shtëpitë fillestare kushtojnë afërisht 2 000 – 3 000 € për metër katror, ndërsa pronat e kategorisë luksoze në zonën e plazhit mund t’u kushtojnë investitorëve nga 7000 € – 10000 € për metër katror.
- Budva – është një qytet me peshë rajonale ku shumësia e turistëve nuk mungon asnjëherë, kjo për shkak të qytetit të vjetër, bregdetit të mahnitshëm dhe atmosferës së gjallë të jetës në të. Për më tepër, Budva ofron një shumëllojshmëri karakteristike të pronave. Blerja e një prone në Budva ka një diapazon çmimesh mes 2,500 € dhe 4,000 € për metër katror.
- Kolashin – është vetëm 30 minuta me makinë nga aeroporti ndërkombëtar i Podgoricës dhe një pikë piktoreske vetëm 1 orë e 30 minuta nga bregu. Për shkak të gjurmës së tij strategjike, ai po sheh ardhjen e vazhdueshme të investitorëve, si vendas, edhe ndërkombëtarë, për shkak të pozicionit të saj të shkëlqyer strategjik, lidhjeve, natyrës përrallore, një qendre moderne të ushtrimit të skisë, që renditet ndër më të mirat në rajon. Një shtëpi familjare në Kolasin mund të merrni edhe vetëm për 100,000 € deri në 200,000 €. Për një vilë më të bukur në stilin e shtëpisë do të paguani midis 300.000 dhe 500.000 €, ndërsa apartamentet moderne variojnë nga 1200 € deri në 1500 € për metër katror.
Kthimi në investime
Pas blerjes së një shtëpie ose apartamenti, investitorët mund ta kthejnë investimin e tyre në një burim të ardhurash të vazhdueshme duke e dhënë pronën e tyre me qira gjatë kohës që nuk janë në Mal të Zi, çka përbën edhe një kthim të sigurt në investimin e tyre. Disa projekte të larta rezidenciale dhe turistike në Mal të Zi u garantojnë blerësve një kthim vjetor të investimit që varion në normat 4 – 8%. Për më tepër, gjatë vlerësimit të kthimeve të mundshme është e rëndësishme të kihet parasysh se një faktor kyç në përcaktim është vendndodhja specifike brenda vendit.
Investimi në një pronë gjatë fazës së zhvillimit ofron avantazhin e sigurimit të një çmimi më të favorshëm krahasuar me çmimet pas ndërtimit. Për më tepër, ekziston mundësia për një kthim vjetor nga investimi pasi prona të përfundojë, duke pasur parasysh industrinë e lulëzuar të turizmit në Mal të Zi, e cila premton një perspektivë rritëse.
Stimuj për pronësi dhe investim në pasuri të paluajtshme për shtetasit e huaj në Mal të Zi
Qeveria malazeze ka ndërmarrë hartimin dhe vënien në zbatim të një sërë rregulloresh të ndryshme, nismash ligjore dhe stimujsh për të gjithë ata që investojnë në pasuri të paluajtshme në vend. Investimi në pasuri të paluajtshme në këtë vend ju mundëson të bëheni rezident përmes skemës së rezidencës përmes investimit në vend.
Kushtetuta malazeze mbron dhe thekson pronën private, duke siguruar që të huajt, përfshirë investitorët, të gëzojnë mbrojtje të barabartë ligjore.
Ligji për TVSH parasheh përjashtimin nga TVSH për furnizimin e produkteve dhe shërbimeve për ndërtimin dhe pajisjen e një objekti akomodues me vlerësimin prej pesë ose më shumë yje. Për objektin akomodues, shkalla e taksës mund të ulet deri në 15% për kategorinë 3, 30% për kategorinë 4 dhe deri në 70% për kategoritë mbi 4.
Për pasuritë e paluajtshme të përdorura në prodhimin bujqësor, përpunim, paketim ose prodhim nga pronarë ose përdorues të regjistruar si prodhues bujqësor, persona juridikë ose sipërmarrës në Mal të Zi, ekzistojnë mundësitë e zbatimit të zbritjeve tatimore. Kjo zbritje mund të jetë deri në 90% të detyrimit tatimor, krahasuar me normën standarde të përcaktuar me ligj, për pronat e përdorura në mënyrë aktive në ushtrimin e këtyre veprimtarive bujqësore.
Kompanitë e përfshira në aktivitete inovative mund të ulin tatimin mbi pasurinë e paluajtshme me 50%, nëse prona përdoret për kërkime shkencore, programe, projekte ose infrastruktura inovative. Ky reduktim është i vlefshëm për aq kohë sa shoqëria mban statusin e përfitueses së masave nxitëse.
Për ta përmbledhur, tregu i pasurive të paluajtshme në Mal të Zi ka vërejtur rritje të konsiderueshme, nxitur nga ofertat e ndryshme dhe vendndodhjet tërheqëse. Të huajt kanë lirinë të zgjedhin dhe të bëhen pronarë të një shumëllojshmërie pronash ku autoritetet e vendit ofrojnë gjithashtu një sërë stimujsh për këdo që dëshiron të investojë, si për shtetasit vendas, edhe ata të huaj.
Nëse keni nevojë për ndihmë ose keni ndonjë pyetje në lidhje me shërbimet tona, ju ftojmë të kontaktoni zyrën tonë. Ekipi ynë i përkushtuar është këtu për t’ju ofruar udhëzime dhe mbështetje të ekspertëve të përshtatur për nevojat tuaja specifike. Nëse jeni duke kërkuar informacion, keni nevojë për këshilla profesionale ose dëshironi të diskutoni se si mund t’ju ndihmojmë më tej, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni.