Search

“Efekti Erdogan” – Ulje në importet nga Turqia në Izrael

The " Erdoğan Effect" – A Decline in Imports from Turkey to Israel

“Efekti Erdogan” – Ulje në importet nga Turqia në Izrael

Pas konfliktit “Shpata e Hekurt”, marrëdhëniet tregtare mes Izraelit dhe Turqisë kanë pësuar rënie të ndjeshme. Që prej tetorit 2023, vëllimi i importeve nga Turqia ka shënuar zvogëlim prej afro 30% në krahasim me tetorin e vitit 2022, sipas të dhënave të bëra publike nga vetë Ministria e Tregtisë e Turqisë.

Deklaratat antisemite të Erdoganit dhe mjaft zyrtarëve të tjerë turq, së bashku me mbështetjen e qartë të Turqisë për organizatat terroriste, në veçanti Hamasin, shumë njerëzve në Izrael u kanë kujtuar incidentin e Marmarasë dhe realitetin e trishtuar që ndonjëherë ndjenjat nuk janë të ndërsjella, edhe kur dëshiron të krijosh miqësi me dikë, dhe kjo është plotësisht e kuptueshme.

Në njëfarë mënyre, politikanët dhe liderët e biznesit në Izrael ende nuk e kanë kuptuar plotësisht këtë fakt.

Megjithatë, sigurisht që publiku izraelit ka filluar ta kuptojë këtë të vërtetë. Një hap domethënës u ndërmor edhe me kërkesën për etiketimin e vendit të origjinës për perimet dhe frutat që shiten në supermarkete. Qëllimi ishte t’u mundësojë konsumatorëve të zgjedhin, nëse duan të mbështesin ekonominë izraelite, një ekonomi neutrale, si ajo e Italisë, SHBA etj. apo një shtet që mbështet terrorizmin, si Turqia.

Si pasojë, shumë kompani izraelite që bëjnë biznes me Turqinë ose importojnë produkte turke, dalëngadalë po zbulojnë se në mjedisin aktual politik, të sigurosh një fluks të qëndrueshëm të importeve po bëhet gjithnjë e më sfiduese. Kjo situatë është përkeqësuar nga mundësia që eksportuesit ose qeveria turke të krijojnë pengesa, e shoqëruar nga rritja e ndërgjegjësimit të publikut izraelit.

Për më tepër, të dhënat nga Anadolu Agency, një nga agjencitë kryesore të lajmeve në Turqi, tregojnë se në kundërshtim me besimin popullor, marrëdhëniet tregtare mes Turqisë dhe Izraelit janë ndikuar negativisht nga konflikti. Bazuar në një periudhë tre-mujore nga tetori deri në dhjetor 2023, marrëdhëniet tregtare mes Turqisë dhe Izraelit kanë pësuar një rënie që prek vlerën e miliona dollarëve.

Ky mirëkuptim po çon në veprime proaktive, që përfshijnë zhvendosjen e operacioneve në vende të tjera të Ballkanit, ku mundësitë paraqiten ndonjëherë më të favorshme se Turqia, në aspekte si cilësia dhe çmimi, kryesisht edhe për shkak të interesave politikë dhe dëshirës për të ruajtur stabilitetin e bizneseve izraelite në mes të shqetësimeve për vazhdimin e aktivitetin brenda Turqisë. Përtej aspektit politik, është thelbësore të kujtojmë se edhe vetë mjedisi ekonomik në Turqi është shumë i paqëndrueshëm, me norma interesi që qëndrojnë në nivelet 40%, si dhe një normë inflacioni 60%.

Shumë izraelitë që kanë ndërmarrë një tranzicion të tillë, kanë zbuluar se ky veprim ka prekur tejmase kursimet e tyre nga taksat, përpos sigurisë politike që ata kërkojnë. Politikat fiskale dhe sistemi tatimor në Shqipëri dhe Kosovë janë shumë të favorshme dhe kjo e bën të lehtë dhe me dobi ekonomike të theksuar ekonomike të bësh biznes në këto dhe vende të tjera të Ballkanit.

Fushat kryesore të importit dhe eksportit nga Turqia

Kohët e fundit, shumë importues, të cilët historikisht kanë marrë një gamë të gjerë mallrash nga Turqia, përfshirë produkte bujqësore, mallra konsumi dhe lëndë të para industriale, e kanë zhvendosur tashmë vëmendjen e tyre te dega jonë në Shqipëri. Tradicionalisht importet kryesore nga Turqia në Izrael përfshijnë perla, gurë të çmuar, metale, pajisje elektrike dhe elektronike, automjete dhe pjesë për automjete, si edhe hekur, çelik, çimento, plastikë dhe produkte të tjera industriale të ngjashme.

Pse vendet ballkanike si Shqipëria mund të shërbejnë si një alternativë më e mirë për tregtinë

Ndërmjet Izraelit dhe Shqipërisë nuk ka marrëveshje të tregtisë së lirë (ndryshe nga mes Turqisë dhe Izraelit). Megjithatë, në vitin 1997 ka hyrë në fuqi një marrëveshje dypalëshe midis Izraelit dhe Shqipërisë, në të cilën inkurajohen dhe mbrohen në mënyrë reciproke investimet, duke krijuar një klimë të sigurt dhe të rehatshme investimi. Në vitin 2022, me asistencën e zyrës sonë, midis Izraelit dhe Shqipërisë u nënshkrua një traktat për parandalimin e taksimit të dyfishtë të shtetasve të dy vendeve, çfarë e ka lehtësuar edhe më tej tregtinë mes dy vendeve. 

Sipas raporteve të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) për vitin 2024, mallrat e përfshira në seksionin e mallrave jobujqësore të marrëveshjes së tregtisë së lirë me Turqinë janë të rëndësishme për tregtinë me Izraelin. Në këtë mënyrë, 99.9% e këtyre produkteve gëzojnë statusin pa doganë, duke bërë Shqipërinë një qendër tërheqëse për partneritetet e biznesit me kompanitë izraelite në sektorin e produkteve industriale. Mallrat kryesore të eksporteve të Shqipërisë përfshijnë minerale, energji elektrike, metale bazë dhe tekstile.

Të dhënat zyrtare ende nuk e reflektojnë plotësisht ndryshimin që po vërehet në terren, kjo edhe se procese të tilla kërkojnë kohë. Tranzicioni zakonisht ndodh në dy faza: në fazën e parë, importuesi themelon një kompani, për shembull në Shqipëri, dhe transferon eksportet nga Turqia, për të shmangur ndërprerjet e operacioneve. Në fazën e dytë, me ndihmën e degës sonë shqiptare, ata kërkojnë eksportues shtesë të tjerë në vendet e Ballkanit, veçanërisht në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni.

Sot, me degën e saj në Shqipëri, e cila është e specializuar në themelimin e kompanive dhe planifikimin tatimor në vendet e Ballkanit Perëndimor, zyra jonë është e angazhuar në mënyrë aktive në krijimin e entiteteve tregtare dhe zhvillimin e kanaleve të ndryshme të biznesit në këto vende. Nëse jeni duke menduar t’i zhvendosni operacionet tuaja drejt këtyre vendeve, klikoni këtu për të caktuar që sot një telefonatë prezantuese.

Informacione shtesë profesionale

Po konsideroni të ndërtoni biznesin tuaj në rajonin e Ballkanit?
Ekipi ynë është i gatshëm t'ju ndihmojë