Një pasqyrë e peizazhit të biznesit
E pozicionuar strategjikisht në kryqëzimin e dy korridoreve kryesore të transportit evropian, Maqedonia e Veriut ofron një pozicion gjeografik ideal për të gjitha bizneset që kërkojnë një qasje efikase në tregjet evropiane. Vendi cilësohet nga të gjithë për infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore të zhvilluar, të cilat sigurojnë qasje të shpejtë në çdo vend të banuar në më pak se tri orë, çfarë siguron lidhje të shpejtë të bizneseve.
Politika tejet e liberalizuar e tregtisë së jashtme e ndjekur nga qeveria e Maqedonisë së Veriut, e shoqëruar edhe me marrëveshje të shumta dypalëshe, u jep prodhuesve vendas akses të lirë në BE, si edhe në tregje të tjera. Kjo e shndërron vendin në një platformë prodhimi dhe eksporti me konkurrencë të lartë, në nxitje të rritjes ekonomike të qëndrueshme.
Stabiliteti monetar i Maqedonisë së Veriut, ku është e pranishme një nga normat më të ulëta të inflacionit në rajon, e bën atë edhe më tërheqëse për bizneset ndërkombëtare. Monedha e qëndrueshme kontribuon më tej në klimën e favorshme të biznesit.
Përpos kësaj, mjedisi i favorshëm tatimor e bën çdo marrëveshje edhe më të volitshme, pasi politika fiskale karakterizohet nga norma të ulëta të tatimit mbi të ardhurat e korporatave, ndër më të ulëtat në nivel global. Zonat e Investimeve ofrojnë një pushim të jashtëzakonshëm tatimor 10-vjeçar, që mbulon fitimet e korporatave, të ardhurat nga punësimi, TVSH, detyrimet doganore dhe më tej. Tatimi mbi të ardhurat personale qëndron në nivelin 10%, njësoj si edhe tatimi mbi të ardhurat e korporatave, si dhe një normë e përgjithshme e unifikuar e tatimit mbi vlerën e shtuar në masën 18%.
Aktualisht ekonomia e vendit është e mbështetur nga një fuqi punëtore e kualifikuar mirë dhe mjaft konkurruese, e cila mbështetet nga politikat miqësore të qeverisë për investitorët që krijojnë një mjedis të favorshëm pune. Regjistrimi i shpejtë i shoqërive tregtare përmes një sistemi mjaft eficient “one-stop shop“, brenda vetëm katër orëve, lehtëson regjistrimin e shpejtë dhe pa hasur në kurrfarë problemi a vështirësie të një shoqërie të re.
Përtej frymës nxitëse për zhvillimin e sipërmarrjes, të shumta janë edhe stimujt dhe përfitimet shtesë, ndër të cilat renditen një pushim tatimor 10-vjeçar për investitorët në zona të lira, njëherazi një zbritje 100% e tatimit mbi të ardhurat personale deri në, përjashtimi nga tatimi mbi vlerën e shtuar për importin dhe tregtimin e mallrave në zonat e lira, si edhe qira toke me afat deri në 99 vjet me çmime koncesionare.
Qendrat Ekonomike Novatore: TIDZ dhe sektorët e rritjes
Zonat e Zhvillimit Teknologjik-Industrial të Maqedonisë së Veriut (ZTIZ) shërbejnë si qendra aktivitetesh të përqendruara dhe shumë produktive, si për sa i përket prodhimit të pastër, ashtu edhe në zhvillimin e teknologjive të reja. Përtej përfitimeve standarde që lidhen me zonat e lira ekonomike, vendi ofron incentiva shtesë për të nxitur zgjerimin në njësitë TIDZ. Investitorët që zgjedhin të investojnë në këto zona gëzojnë të drejtën e një përjashtimi 10-vjeçar nga tatimi mbi të ardhurat personale apo ai i korporatave, si dhe lehtësim nga tatimi mbi vlerën e shtuar dhe taksat dhe tarifat doganore për mallrat, lëndët e para, pajisjet dhe makineritë. Stimujt
financiarë, të cilat arrijnë potencialisht deri në vlera të tilla si 500,000 €, jepen bazuar në vlerën e investimit dhe në numrin e punonjësve të krijuar si rrjedhojë e tyre. Toka mbi të cilën mund të ngrihet një TIDZ është e disponueshme me qira afatgjatë që zgjat deri në 99 vjet.
Megjithatë nuk mund të lihen pa përmendur edhe shumë përparësi të tjera, ku ndër to përfshihen infrastruktura e zhvilluar, e cila lehtëson ndjeshëm qasjen e lirë në gazin natyror, burimet ujore, energjinë elektrike dhe një rrjet rrugor kryesor ndërkombëtar. Në të njëjtën kohë, investitorët janë të përjashtuar nga tarifat që lidhen me ngritjen dhe përgatitjen e kantierit të ndërtimit, ndërkohë që procedurat e thjeshta të regjistrimit në TIDZ kontribuojnë në uljen e kostove të regjistrimit të plotë. Institucionet qendrore kanë vënë një theks të veçantë në aktivitetet e prodhimit, përpjekjet e lidhura me teknologjinë e informacionit, kërkimin shkencor dhe teknologjitë e ndërgjegjshme për mjedisin brenda TIDZ-ve, çfarë sjell edhe më shumë përfitime shtesë veçanërisht për operatorët në këta sektorë. Veçanërisht, investitorët janë të liruar nga kërkesa për të ofruar garanci kolaterale për çdo detyrim doganor. Kështu TIDZ të Maqedonisë së Veriut paraqesin një mjedis bindës dhe të lakmuar për çdo sipërmarrje që kërkon kushte të favorshme dhe mbështetje për sipërmarrjet inovative dhe të qëndrueshme të tyre.
Fuqia punëtore
Maqedonia e Veriut është e karakterizuar nga një fuqi punëtore, e cila jo vetëm është e arsimuar mirë, shumë e kualifikuar dhe etike, por edhe entuziaste në pritjen e mirë dhe integrimin në projektet e investitorëve të huaj. Institucionet e arsimit të lartë teknik të vendit janë të organizuara me kurrikula që përputhen me standardet perëndimore dhe kjo u ofron forcave punëtore mundësi për arsimim të vazhdueshëm dhe që synon mësimin përgjatë gjithë jetës, shpeshherë përmes trajnimit profesional të personalizuar. Qeveria mbështet investitorët aktivisht edhe duke u përfshirë vetë në ndjekjen e mbarëvajtjes së programeve të trainimit të fuqisë punëtore.
Arsimi
Arsimi i detyrueshëm fillor dhe i mesëm, së bashku me arsimin në gjuhën angleze, i cili nis që nga klasa e parë e shkollës fillore, përbëjnë një gur themeli të sistemit arsimor të Maqedonisë së Veriut. Shkollat e mesme profesionale të ndryshme të pranishme në çdo qytet, krahas shkollave të mesme të përgjithshme, u ofrojnë nxënësve mundësi të gjera për përftimin e profesioneve të ndryshme.
Fuqia punëtore në Maqedoninë e Veriut është jashtëzakonisht e talentuar dhe e trajnuar teknikisht, veçanërisht në fushat e zhvillimit të softuerëve dhe teknologjisë së informacionit. Duke pasur një numër gjithnjë e më të madh të të rinjve me formim cilësisht të lartë dhe të aftë në gjuhën angleze, bizneset e kanë më të thjeshtë që të konkurrojnë në arenën ndërkombëtare.
Në vend ka gjithsej njëzet e dy universitete dhe mbi tetëdhjetë shkolla të mesme me profilizim shkencor dhe shumë gjuhësor.
Paga dhe kontributet sociale
Kostot e punës në Maqedoninë e Veriut janë relativisht të ulëta në krahasim me vendet e Evropës Perëndimore, çka që e bën atë destinacionin më tërheqës për kompanitë e huaja. Paga mesatare mujore në vitin 2023 ishte 925€, në të cilën janë të përfshira: paga neto, tatimi mbi të ardhurat personale dhe kontributet sociale për sigurimin e pensionit apo invaliditetit,
kontributet e sigurimit shëndetësor dhe të punësimit. Gjatë viteve të fundit, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka ndërmarrë një sërë hapash për reduktimin në mënyrë aktive të kontributeve të sigurimeve shoqërore.
Maqedonia e Veriut paraqet një terren tërheqës për të bërë biznes edhe me dy avantazhe aspektin e të pronave; së pari, vendndodhje e favorshme dhe ideale për veprimtari tregtare, trajtim preferencial në procesin e tregtimit, karakterizuar nga liria dhe grantet speciale, të cilat kontribuojnë në investime të huaja dhe politika të qëndrueshme financimi. Nga Zonat e Investimeve te TIDZ, çdo segment ofron nga një korsi më vete zhvillimi dhe shpërfaqjeje të kreativitetit falë një fuqie punëtore më se të inkurajuar. Fokusi te aftësitë teknike dhe gjuhët i sistemit arsimor, garanton një ofertë pune të profesionalizuar dhe të aftë që përmbush çdo kërkesë dhe nevojë të industrive përkatëse.
Nëse mendoni të zhvilloni potencialin e biznesit tuaj, mos ngurroni të na kontaktoni për të zbuluar më shumë rreth mundësive që ofron mjedisi në Maqedoninë e Veriut.