Shqipëria, një vend tërheqës në Gadishullin Ballkanik të Evropës Juglindore, ka ndërmarrë një sërë reformash për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për të konsoliduar institucionet e saj. Aktualisht, Shqipëria po përjeton një rritje të dukshme të turizmit, duke e bërë vendin shumë të favorshëm për investime në pasuri të paluajtshme.
Një nga përfitimet kryesore të investimit në prona në Shqipëri është aspekti financiar. Shqipëria është një ndër vendet e Evropës ku shpenzimet e jetesës, kostot e banesave dhe çmimet e pronave janë relativisht më pak të shtrenjta në krahasim me çdo vend tjetër Evropian. Ky artikull ofron informacion të plotë mbi të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në pasuri të paluajtshme dhe të tjera të rregulluara nga qeveria shqiptare.
E Drejta e Shtetasve të Huaj për të Fituar Pasuri të Paluajtshme
Të huajt kanë të drejta të barabarta si vendasit për të blerë prona në Shqipëri, qoftë në kryeqytet apo përgjatë bregdetit. Individët ose subjektet e huaja që kanë ndërmarrë investime në Republikën e Shqipërisë kanë të drejtë të blejnë tokë pas përfundimit të suksesshëm të investimit në përputhje me lejen e ndërtimit të lëshuar. Kjo e drejtë jepet kur vlera e aktiveve të fituara ose të ndërtuara tejkalon trefishin e vlerës fillestare të tokës.
Kalimin e të drejtave të pronësisë për tokën bujqësore, pyjet, livadhet dhe kullotat nuk e gëzojnë individët dhe subjektet e huaja. Megjithatë, ata gëzojnë privilegjin e marrjes me qira të këtyre pronave për një periudhë deri në 99 vjet. Kufizimi i mësipërm nuk zbatohet nëse krijohet një kompani e re shqiptare, qoftë ajo në pronësi të plotë të një investitori të huaj ose e krijuar duke blerë aksione në kompanitë ekzistuese shqiptare.
Megjithatë, përjashtim nga politika e qiradhënies vlen për tokën bujqësore që tejkalon 1000 metra katrorë, e cila kërkon krijimin e një personi juridik vendas për blerje nga një i huaj. Përndryshe, një i huaj mund të blejë çdo lloj prone pa asnjë kufizim. Duhet theksuar se kur bëhet fjalë për marrjen e lejes së qëndrimit përmes blerjes së pronës, një i huaj duhet të zotërojë të paktën gjysmën e pronës dhe të paktën 20 metra katrorë për person. Përveç kësaj, blerësi duhet të jetë në dijeni të taksave dhe tarifave të ndryshme që lidhen me blerjen e pronës së paluajtshme, duke përfshirë tarifat e regjistrimit dhe noterit, si dhe tarifat e mundshme bashkiake dhe sigurimin e pronës për ndërtesat e reja.
Zonat e Preferuara për Investime në Pasuri të Paluajtshme, Çmimet dhe Përfitimet nga Investimet
Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, ka përjetuar një zhvillim të rëndësishëm ekonomik dhe social, duke tërhequr si turistë ashtu edhe profesionistë të biznesit.
Kur kërkoni të blini prona në Tiranë, këto zona janë më të preferuarat: Blloku, Qendra e qytetit, Komuna e Parisit dhe zona e Liqenit Artificial. Secila nga zonat kanë karakteristikat e tyre dhe tërheqin lloje të ndryshme banorësh, të cilët gjithashtu, veçanërisht, kanë kërkesa të larta për qira. Çmimi i shitjes varion nga 1,300 € në 2,000 € për metër katror, ndërsa qiratë për apartamentet fillojnë nga 400 €, në varësi të cilësisë dhe vendndodhjes.
Qytetet Bregdetare: Durrës, Vlorë dhe Sarandë
Durrës: Durrësi është qyteti i dytë më i populluar i Republikës së Shqipërisë. Është një qytet bregdetar i gjallë, me një gërshetim të historisë, kulturës dhe bukurisë së Mesdheut. Blerja e një prone në Durrës është subjekt i çmimeve të ndryshme, duke filluar zakonisht nga 700 € për metër katror në qendër të qytetit. Vlera e një metri katror për një apartament në qendër të qytetit të Durrësit mund të ndryshojë nga një pronë buzë detit. Vlera mesatare e qerasë mujore varion ndërmjet 200-800 €, në varësi të cilësisë dhe vendndodhjes së pronës.
Vlora: Vlora është një qytet i bukur bregdetar përgjatë rivierës shqiptare, e famshme për plazhet e saj mahnitëse dhe kulinarinë e pasur mesdhetare. Çmimet e shitjes së pronave në Vlorë fillojnë nga 600 €, në varësi të vendndodhjes. Vlera mesatare e qerasë mujore varion ndërmjet 250-700 €, në varësi të cilësisë dhe vendndodhjes së pronës.
Saranda: Qyteti i Sarandës është një nga destinacionet më të preferueshme për ndërkombëtarët, të cilët, pas vizitës gjatë verës, kthehen në vjeshtë për të blerë një shtëpi. Për shkak të afërsisë me aeroportin në ishullin e Korfuzit, Saranda vazhdon të jetë qyteti i zgjedhur për blerësit nga Evropa Veriore dhe Skandinavia. Çmimet e shitjes së pronave në Sarandë fillojnë nga 700 €, por çmimi mund të ndryshojë në varësi të zonës. Vlera mesatare e qerasë mujore varion ndërmjet 300-700 €, në varësi të cilësisë dhe vendndodhjes së saktë të pronës.
Incentiva për Pronësi të Pasurive të Paluajtshme për Shtetasit e Huaj
Qeveria shqiptare ka zbatuar një sërë stimujsh për të mbrojtur dhe rritur prosperitetin e investitorëve të huaj. Ligji për “Investimet e Huaja” synon krijimin e një klime të favorshme investimi dhe garanton mbrojtjen e të gjithë të huajve që dëshirojnë të investojnë në Shqipëri, si më poshtë:
- Nuk ka kufizime në përqindjen e pjesëmarrjes së huaj në kompani. Një pronësi e huaj 100% është e mundur.
- Sistemi tatimor i Shqipërisë nuk bën dallime ndërmjet investitorëve të huaj dhe vendas. Investimet e huaja gëzojnë trajtim të barabartë dhe të paanshëm si investimet e brendshme dhe kanë mbrojtje të plotë.
Incentivat Financiare
Shqipëria aplikon të drejtat e kreditimit të taksave të huaja edhe në rast se nuk ka marrëveshje për taksën e dyfishtë në fuqi me vendin ku paguhet taksa. Nëse një Traktat për Tatimin e Dyfishtë është në fuqi, tatimi i dyfishtë shmanget ose nëpërmjet një përjashtimi ose duke dhënë kredi tatimore deri në shumën e normës së aplikueshme të tatimit mbi të ardhurat e korporatave.
Dividentët dhe pjesa e fitimit të paguar nga një shoqëri rezidente ose jorezidente një tatimpaguesi rezident nuk do t’i nënshtrohen tatimit mbi të ardhurat e korporatave për tatimpaguesin rezident.
Përjashtohen nga taksat e ndërtesave objektet akomoduese “Hotele me pesë yje, me status special” sipas përcaktimit të parashikuar në legjislacionin për turizmin dhe mbajtësit e një marke tregtare të njohur dhe të regjistruar ndërkombëtarisht.
Po ashtu, përjashtohen nga taksat ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve, që përfitojnë pension, që banojnë në qytet ose fshatra ose kur familja përbëhet vetëm nga pensionistë.
Stimuj të Tjerë
Nëpërmjet blerjes së pasurive të paluajtshme, shtetasit e huaj mund të marrin një leje qëndrimi në Shqipëri për të ruajtur pronën e tyre. Aplikimi për leje qëndrimi është online dhe mjaft i thjeshtë për t’u plotësuar. Është e rëndësishme të theksohet se shtetasit e huaj që blejnë pasuri të paluajtshme në Shqipëri kanë të drejtë për leje qëndrimi deri në një vit, me mundësi rinovimi. Aplikantët duhet të dëshmojnë pronësinë e të paktën gjysmës së pronës, të ruajtur gjatë gjithë vlefshmërisë së lejes së qëndrimit.
Qeveria lejon dhënien me qira të pronave publike më të mëdha se 500 metra katrorë ose jep koncesion për vetëm 1 € nëse qëllimi është përdorimi i tyre për prodhim me një investim mbi 10 milionë euro ose për aktivitete të përpunimit aktiv.
Shteti mund të ofrojë ndihmë në formën e infrastrukturave ndihmëse për investimet e njohura strategjike, duke lehtësuar përgatitjen, zbatimin dhe realizimin e projekteve. Këtu përfshihen rrugët si dhe linjat e furnizimit me ujë, sistemet e ujërave të zeza, linjat elektrike dhe shërbimet e komunikimit. Në përputhje me legjislacionin shqiptar, tokat, pyjet, tokat bujqësore dhe pasuritë e tjera të paluajtshme që i përkasin shtetit shqiptar mund të përdoren për zhvillimin dhe ekzekutimin e projekteve strategjike të investimeve.
Sektori i pasurive të paluajtshme në Shqipëri është një hapësirë ideale për ata që duan të maksimizojnë të ardhurat nga investimet në pasuri të paluajtshme. Pozicioni gjeografik strategjik, brigjet e gjata të deteve Adriatik dhe Jon, dhe afërsia me qytetet kryesore evropiane, fluturimet me kohëzgjate të shkurtër janë karakteristika që e bëjnë atë jashtëzakonisht tërheqës.
Nëse jeni të interesuar të investoni në Shqipëri, këshillohet të konsultoheni me një profesionist për mundësitë e investimit që i përshtaten më së miri nevojave tuaja. Firma jonë është e specializuar në tatimin ndërkombëtar dhe ekipi ynë është gati t’ju ndihmojë me çdo çështje të lidhur. Nëse është e nevojshme, ne mund t’ju lidhim me profesionistët më të mirë për të mbështetur aktivitetet tuaja të biznesit në Shqipëri. Mos hezitoni të na na kontaktoni.